
Helmohet politikania e opozitës ruse, zbulohet substanca kancerogjene që konsumoi disa muaj më parë
Politikania e opozitës në Moskë, Elvira Vikhareva u helmua nga kripërat e metaleve të rënda. Lajmi u raportua këtë të premte nga gazeta ruse Sova, duke cituar testet laboratorike që Vikhareva iu nënshtrua pasi filloi të përjetonte simptoma.
Mësohet se helmimi i saj përmes kriprave të metaleve të rënda ka nisur disa muaj më parë, sakaq politikania u drejtua për disa teste laboratorike pasi filloi të shfaqte simptoma.
Sipas faqes online Meduza, në gjakun e Vikharevës u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene. Gëlltitja e tij nga goja ndodh aksidentalisht, ose me vetëdije me qëllim vetëvrasjeje.
Opozita politike u tha gazetarëve se i vunë re simptomat në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit dhe më pas në fillim të shkurtit. Simptomat përfshinin dhimbje të forta stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, gjendje të fikëti dhe rënie të flokëve.
Vikhareva nuk e ka treguar fytyrën e saj në intervistat e transmetuara drejtpërdrejt në muajt e fundit. Kjo thuhet se ishte për shkak se efektet e helmimit patën një ndikim të madh në pamjen e saj.





Erdogani ngre ekonominë? Bie inflacioni, shkak oferta “momentale” e gazit
Historia e plotë >
Babai e vrau me thikë, gjendet i vdekur 3-vjeçari brenda apartamentit
Historia e plotë >


Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




