Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Hani në restorante, paguan shteti”/ Nisma e Britanisë për të ringritur ekonominë

“Hani në restorante, paguan shteti”/ Nisma e Britanisë

Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka paraqitur një paketë ndihme në mënyrë që të mbështeten bizneset në vend.

Në mesin e shumë masave të njoftuara, të cilat së bashku me ato të muajve të fundit sipas ‘Financial Times’ do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund (rreth 390 miliardë euro, dyfish më shumë se në krizën e vitit 2008 në Mbretërinë e Bashkuar) është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50% në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Mekanizmi është shumë i thjeshtë, siç është dhe qëllimi: të rindizet motori i industrisë së restoranteve, e cila gjithashtu është prekur nga pandemia përmes rregullave të vendosur të ruajtjes së distancimit fizik, në tentative për të frenuar përhapjen e Covid.

Masa e re e ndihmës nuk shoqërohet me asnjë lloj burokracie, thjesht uluni, hani në restorant dhe automatikisht do të keni zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri i pub-it do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

 Duket një masë socialiste, përkundrazi është e qeverisë së Boris Johnson, e cila megjithë gabimet e shumta dhe të bujshme në menaxhimin e situatës shëndetësore të, deri më tani ka mbështetur ekonominë britanike me një varg ndihmash për bizneset.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore