Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

VIDEO/ Guvernatori i Bejrutit nuk mban dot lotët para gazetares: E ngjashme me Hiroshimën

VIDEO/ Guvernatori i Bejrutit nuk mban dot lotët para gazetares: E ngjashme

Guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, nuk ka mbajtur dot lotët në prononcimin e tij për mediat teksa fliste për tragjedinë e ndodhur në kryqytetin liban.

Abud këtë katastrofë e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me atë që ka ndodhur. 

Abud ka konfirmuar se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta lokalizojnë, kur për një moment janë zhdukur.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët.

Deri tani numërohen 50 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore