Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjyqtari në Nju Jork pezullon vendimin për vaksinim të detyrueshëm ndaj Covid

Gjyqtari në Nju Jork pezullon vendimin për vaksinim të

Një gjykatës në Nju Jork pezulloi përkohësisht zbatimin e vendimit të këtij shteti për vaksinuar me detyrim të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.

Gjyqtari David Hurd në një urdhër me shkrim tha se ai po bllokonte hyrjen në fuqi të këtij vendimi më 27 shtator, sepse nuk lejon përjashtime të bazuara në besimet fetare të punëtorëve.

Urdhri erdhi në një padi të paraqitur të hënën nga 17 mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor të cilët thanë se kërkesa e Nju Jorkut shkel të drejtat e tyre kushtetuese në shumë forma.

Paditësit janë të gjithë të krishterë që thonë se kundërshtojnë marrjen e vaksinave, sepse pjesë qelizore të fetuseve të abortuara janë përdorur në testimin dhe zhvillimin e tyre.

Hurd i dha afat shtetit deri më 22 shtator për t'iu kundërpërgjigjur padisë dhe tha se do të mbajë një seancë dëgjimore në 28 shtator, nëse do të bllokojë kërkesën për vaksinim të detyrueshëm, apo jo.

Vendimi për vaksinimin u dha muajin e kaluar nga ish -Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, i cili tha në atë kohë se rreth 75 për qind e afërsisht 450,000 punonjësve spitalorë të shtetit ishin të vaksinuar plotësisht.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore