Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjykata Supreme pritet t'i bëjë hetim pasuror Presidentit amerikan, Donald Trump

Gjykata Supreme pritet t'i bëjë hetim pasuror Presidentit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vendosë nëse deklaratat tatimore të Donald Trump dhe të dhënat e tjera financiare mund të ekzaminohen nga Kongresi dhe prokurorët – një vendim që mund të ketë pasoja të mëdha politike.

Trump nuk pranon të ndajë dokumente në lidhje me pasurinë dhe biznesin e tij. Avokatët e tij argumentojnë se ai gëzon imunitet të plotë.

Vendimi do ta testojë atë kërkesë dhe ka implikime në faktin se për sa kohë ligjvënësit amerikanë mund të shqyrtojnë presidentin.

Trump, i cili bëri paratë e tij si një zhvillues pronash, është presidenti i parë që nga Richard Nixon në vitet 1970 që nuk ka bërë publike deklaratat e tij pasurore.

Ai e quan hetimin në çështjet e tij të taksave një "gjueti shtrigash" dhe e sheh çështjen e kongresit si një mjet për ta ngacmuar politikisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore