Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjykata e Lartë greke ndalon Kurbanin dhe Kosherin / Jo therjes së kafshëve pa anestezi

Gjykata e Lartë greke ndalon Kurbanin dhe Kosherin / Jo therjes së

Gjykata e Lartë greke rrëzoi në vendim të qeverisë që lejonte therjen e kafshëve pa anestezi, si pjesë e ritualeve të hebrenjve dhe të myslimanëve që jetojnë në vend.
Vendimi i marrë ditën e martë do të thotë se hebrenjtë nuk mund të kryejnë ritualin “kosher” dhe myslimanët atë të kurbanit, apo hallallit.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë u dorëzua nga Federata Panhelene e Mirëqënies së Kafshëve, që kërkoi anulimin e vendimit që përjashtonte aplikimin e anestesizë te kafshët që thereshin për qëllime rituale.

Gjykata e Lartë greke tha se vendimi i qeverisë shkelte ligjin që përcakton aplikimin e anestezisë dhe nuk vendos një balancë të saktë mes mirëqënies së kafshëve dhe lirisë së kryerjes së rituale fetare nga hebrenjtë dhe myslimanët.

Vendimi i kërkon Qeverisë që ta rregullojë vendimin në fjalë, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen si të kafshëve, ashtu edhe të lirisë së kryerjes së ritualeve për besimtarët hebrenj dhe myslimanë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore