Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjykata e BE gjobit me 1 mln euro në ditë Poloninë

Gjykata e BE gjobit me 1 mln euro në ditë Poloninë

Polonia ose duhet të përshtasë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian, ose duhet të paguajë një gjobë ditore prej 1 milionë eurosh.

Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, si masë disiplinore ndaj sfidës që Varshava u bëri traktateve europiane në lidhje me një ligj në sistemin e drejtësisë.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese polake tërboi udhëheqësit e BE përmes një vendimi që refuzoi supremacinë e ligjeve të BE mbi ligjet e vendeve anëtare. Vendimi i saj tha se pjesë të ligjit të BE nuk përputheshin me Kushtetutën vendase.

Çështja u çua në Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri Mateusz Moraëiecki, si përpjekje për t’u ndaluar gjyqtarëve polakë që të përdornin ligjet e BE-së për të sfiduar ndryshimet e propozuara prej qeverisë së tij në sistemin e drejtësisë.

Sherri ka lënë pezull edhe disbursimin nga Komisioni të 57 miliardë eurove, pjesë e fondeve të rimëkëmbjes nga Covid për Poloninë.

Polonia akuzoi Bashkimin Europian se po e shantazhon në një debat të nxehtë që ndodhi mes kryeministrit Mateusz Morawiecki dhe Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese polake vë në pikëpyetje themelimin e BE dhe është një sfidë e drejtpërdrejt ndaj unitetit të sistemit ligjor europian. është hera e parë që një gjykatë e një vendi anëtar vendos se traktatet e BE nuk përputhen me kushtetutën e një vendi anëtar”, tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Presidentja von der Leyen tha se Komisioni do të veprojë për të mbrojtur vlerat e BE-së, duke nënkuptuar aktivizimin e një mekanizmi që mund t’i heqë Polonisë të drejtën e votës në BE, e deri te marrja e paralajmërimit për përjashtim.

Si kundërpërgjigje, kryeministri polak e cilësoi deklaratën si “gjuhë kërcënuese” dhe akuzoi BE se po tejkalon kompetencat e veta.

“Epërsia e ligjit europian nuk shtrihet në sistemet kushtetuese. Kushtetuta polake është ligji më i lartë në Poloni dhe qëndron mbi të gjitha ligjet e tjera”, u përgjigj kryeministri polak, duke cituar se në të shkuarën vendime të tilla kanë dhënë edhe gjykatat kushtetuese të Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Spanjës, Italisë dhe Rumanisë.

Polakët mbështesin masivisht qëndrimin në BE, sipas sondazheve, por qeveria e djathtë në pushtet është përplasur vazhdimisht me BE prej 2016 në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBT dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Përplasja e fundit lidhet me vendimin e gjykatës kushtetuese polake, që në thelb rrëzon një prej parimeve kryesore të BE-së, që është ai i prevalimit të ligjit të unionit mbi ligjet vendase të shteteve anëtare.

Çështja u shtrua për gjykim në kushtetuese nga kryeministri polak dhe kjo ishte hera e parë që udhëheqësi i një vendi anëtar vë në pikëpyetje traktatet mbi të cilat funksionon BE në gjykatën kushtetuese vendase.

Komisioni Europian paralajmëroi se ka tre rrugë për t’iu përgjigjur sfidës polake. Së pari, apelimi në gjykatat e BE të vendimit të gjykatës kushtetuese polake, së dyti pezullimi i të gjitha fondeve të BE për Poloninë dhe së treti pezullimi i së drejtës së votës dhe të drejtave të tjera që gëzojnë vendet anëtare, ku nuk përjashtohet as lëvizja e lirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore