Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën e Pfizer; kur del dhe kush pritet të marrin të parët

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën e Pfizer; kur

Vetëm dy ditë pasi u përcaktua nga zgjedhësit se kush pritet të jetë presidenti i SHBA, po nga SHBA erdhi një lajm i shumëpritur.

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi sot se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19-s, ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90 për qind.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech njoftuan se provat klinike të vaksinës së re kanë rezultuar me sukses, duke rikthyer më në fund shpresën se pandemia e COVID mund të përfundojë, pas një bilanci tragjik më viktima dhe të infektuar, shkruan SHQIP.

Shtetet e Bashkuara kanë paguar tashmë 1.95 miliardë dollarë për 100 milionë doza fillestare të vaksinës dhe Pfizer thotë se mund të ketë deri në 50 milionë doza në dispozicion deri në fund të këtij viti nëse miratohet nga autoritetet dalja e saj në treg.

PO ÇFARË DUHET TË DIMË?

A do të thotë kjo se vaksina është gati?

Ende jo. Vaksina është testuar në gati 44,000 njerëz në gjashtë vende të ndryshme dhe deri më tani nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë.

Raportohet se ajo është 90% efektive. Gjithsesi duhet miratimi nga autoritetet që të nisë prodhimi i saj. Që të miratohet kërkesa, do të duhen dy muaj të dhëna të sigurta nga rreth gjysma e 44 mijë pjesëmarrësve në një studim, të dhëna që pritet të dalin në fund të këtij muaji.

Kur mund të jetë gati për publikun?

Publiku i gjerë nuk do të përfitojë nga vaksina - nëse miratohet - në javët dhe muaj që vijnë.

Pfizer tha se ata do të përpiqen të aplikojnë për miratimin e FDA brenda muajit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mirë.

Pfizer pret të prodhojë deri në 50 milion doza, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milion njerëz, deri në fund të këtij viti. Ata parashikojnë të prodhojnë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës vitin e ardhshëm.

Sa doza ka blerë SHBA?

Shtetet e Bashkuara kanë paguar 1.95 miliardë dollarë për 100 milionë doza fillestare të vaksinës.

Kjo shifër është e mjaftueshme për të trajtuar 50 milion Amerikanë.

Kush do vaksinohet i pari?

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të qeverisë se kush do ta marrë vaksinën COVID-19 i pari.

Një këshillë federal po shqyrton aktualisht katër grupe, që mund të rekomandojnë për vaksinim të hershëm, nëse furnizimi është i kufizuar.

Ato përfshijnë: personelin shëndetësor, punëtorët në industri thelbësore dhe kritike, njerëzit me risk të lartë dhe njerëzit mbi 65 vjeç,

Si funksionon?

Vaksina funksionon me dy doza. Gati 44,000 njerëz janë regjistruar në testin përfundimtar të vaksinës. Ata marrin një dozë të dytë rreth tre javë pas së parës dhe gjurmimi fillon një javë pas dozës së dytë.

Pfizer-i pritet të kërkojë autorizim nga autoritetet amerikane për përdorim emergjent të vaksinës për grupmoshat nga 16 deri 85 vjeç./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore