Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Gjermania, ultimatum Ahmetit: lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev

Gjermania, ultimatum Ahmetit: lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev

Vendi që mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Gjermania i ka kërkuar BDI-së së Ali Ahmetit të lërë numrat e piruetat politike dhe të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Gjermania ka qenë vendi që kontribuoi më shumë në rrëzimin e Nikolla Gruevskit me anë të “bombave” që furnizoi Zaevin dhe në arritjen e koalicionit mes tij dhe Ali Ahmetit.

Siç bëri të ditur në një komunikatë të saj, ambasada gjermane, Anke Holstein, kryediplomatja e re e Berlinit në Shkup ka kërkuar menjëherë formimin e institucioneve.

Ambasadorja gjermane, takimin me Ali Ahmetin e ka bërë në selinë në Tetovë, dhe jo në atë të Shkupit, çka është tregues protokollar që Berlini kërkonte vendim nga përfaqësia e shqiptarëve.

E pikërisht pas këtij takimi, kreu i BDI-së ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasamin, parti që është në koalicion elektoral me LSDM-në e Zaevit.

Ahmeti dhe Kasami, duket kanë rënë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm, çka është një parathënie e koalicionit të ardhshëm ndërmjet LSDM-së dhe Ali Ahmetit, të cilët i kanë të gjithë numrat për të formuar qeverinë e re pa problem.

Ndërkaq, Aleanca e Zijadin Selës, duket se po lëviz fort për një qëndrim të ashpër opozitar, çka e ka lëvizur faktorin shqiptar drejt statukuosë së vjetër, një grup politik qëndron në pushtet, e një në qeveri.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore