Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjenerali amerikan mori masa për të kufizuar fuqinë e Trump mbi valixhen bërthamore

Gjenerali amerikan mori masa për të kufizuar fuqinë e Trump mbi

Dy ditë pas sulmeve të 6 janarit në godinën e Kongresit, këshilltari kryesor ushtarak i presidentit Donald Trump, gjenerali Mark Milley, ndërmori i vetëm një masë të fshehtë për të kufizuar fuqinë e Trump për të dhënë urdhër për përdorimin e armëve bërthamore.

Kështu të paktën pretendohet në librin më të fundit, botuar rreth ish-presidentit amerikan, me titull “Peril”, shkruar nga gazetarët Bob Woodward dhe Robert Costa. Ata shkruajnë që Milley, i tronditur thellësisht nga sulmi, “ishte i sigurt që Trump kishte pësuar një rënie të shëndetit mendor pas zgjedhjeve, duke u bërtitur zyrtarëve dhe duke ndërtuar një realitet alternativ mbi konspiracione të pafundme për zgjedhjet”.

Autorët e librit shkruajnë që Milley ishte i shqetësuar se mos Trump do të bëhej i paparashikueshëm. Për t’i bërë ballë kësaj situate, Milley ndërmori veprimin e jashtëzakonshëm dhe organizoi një mbledhje të fshehtë në zyrën e tij në Pentagon më 8 janar, për të rishikuar procesin e veprimeve ushtarake, përfshi edhe lëshimin e armëve bërthamore. Ai, shkruhet në libër, instruktoi stafin e Qendrës së Komandës Ushtarake Kombëtare që të mos ndërmerrnin asnjë veprim nëse ai nuk ishte i përfshirë.

Në libër, gjithashtu shkruhet se Donald Trump donte që trupat amerikanë në Afganistan të tërhiqeshin para se ai të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Vetëm 8 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ai firmosi në fshehtësi një memo për t’i larguar të gjithë ushtarët brenda datës 15 janar 2021, sipas asaj që shkruhet në libër. Por autorët e librit shkruajnë që memo u arkivua, për të mos u ekzekutuar kurrë./A2

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore