Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjarpri i kafshoi buzën, 2-vjeçarja i ngul dhëmbët në shenjë hakmarrje dhe e vret

Gjarpri i kafshoi buzën, 2-vjeçarja i ngul dhëmbët në

Një vajzë dy vjeçare ka vrarë një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pasi ai e kafshoi me dhëmbë në buzë. Vogëlushja, e identifikuar vetëm me inicialet S.E., po luante në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj në fshatin Kantar, në Bingol, Turqi, kur britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët.

Ata nxituan për të ndihmuar vogëlushen, por sapo shkuan atje zbuluan se ajo kishte një gjarpër (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe një shenjë kafshimi në buzën e poshtme. Pasi gjarpri ngordhi, fqinjët i dhanë ndihmën e parë vajzës dhe thirrën menjëherë mjekët. Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Bingol dhe tani është në gjendje më të mirë.

Babai i saj Mehmet Ercan, i cili ishte në punë kur gjarpri kafshoi vajzën e tij thotë: Allahu e ka mbrojtur, me të vërtetë. Fqinjët tanë më kanë thënë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe më pas e kafshoi. Pastaj ajo ka kafshuar gjarprin si reagim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore