Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Francë, mbi 2.800 raste të reja me COVID-19

Francë, mbi 2.800 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 2.855 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19). Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 13 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.420.

Me 2.855 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.740.665. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 1.6 për qind. Në spitale vazhdojnë trajtimin 12.480 persona, prej të cilëve 2.106 në kujdes intensiv. Kjo shifër ka rënë në nivelin më të ulët që nga tetori 2020 e deri më tani.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 30.252.980 ndërsa 15.759.420 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore