Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën, shokon me atë çfarë i bëri trupit

FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën,

Një krim makabër ka ndodhur në Turqi ku një punëtor turk qebapi vrau vajzën e tij pasi erdhi e dehur në shtëpi. Shtetasi në fjalë, Hasan Uslu mbyti për vdekjen vajzën e tij Dinem Uslu, trupin e saj e preu me thikë mishi dhe ia fshehu pjesët në një frigorifer.

Mediat vendase shkruajnë se autori është dënuar me 24 vite burg.

Vrasja ndodhi në rrethin e Kesan në provincën veri-perëndimore turke të Edirne.

Trupi i Didem Uslu, 32 vjeçe, një balerinë, u gjet i masakuar nga oficerët e policisë në pyll dhe babai i saj kuzhinier, Hasan, u arrestua nën dyshimin e vrasjes së saj. Ai tani është dënuar me 24 vjet burg.

Uslu i tha gjykatës se ishte faji i vajzës së tij, duke pretenduar se ajo e fyeu nënën e saj kur arriti në shtëpi dhe më pas u grind me të, kurse ai e urdhëroi atë që të ishte më e respektueshme.

Kur ajo e kundërshtoi, ai tha se ai humbi durimin dhe pastaj e mbyti atë për vdekje.

Kuzhinieri i qebapit u arrestua pasi krahu i balerinës u gjet i mbështjellë me gazetë në pyjet lokale nga një burrë që mblidhte kone pishe pranë një xhamie lokale, më 9 janar.

Policia testoi gjurmët e gishtave të krahut dhe zbuloi se ajo i përkiste Didem Uslu.

Hetimet zbuluan se babai i saj po përpiqej të hidhte trupin e saj në një pyll aty pranë pjesë-pjesë.

Uslu mori pjesë në gjyq përmes një video-dëgjimi, ndërsa gruaja e tij – e akuzuar për moskallëzim krimi në polici – nuk mori pjesë në seancë.

FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën, FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën,FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën,  FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën,FOTOT/ Shkoi "tapë" në shtëpi, turku mbyt vajzën,

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore