
FOTOT PREKËSE! Nëna poston imazhet e djalit të sëmurë dhe paralajmëron prindërit për virusin vdekjeprurës
Një nënë britanike ka vendosur që të publikojë fotografitë e djalit të saj të vogël që të thyen zemrën, në një paralajmërim për prindërit e tjerë mbi rreziqet e “Strep A”.
Një shpërthim i sëmundjes ka përfshirë vendin javën e fundit, me nëntë fëmijë që humbën jetën nga infeksioni bakterial.
“Strep A” është virusi, i cili po përhapet me shpejtësi në shkollat fillore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe lidhet me bakteret potencialisht vdekjeprurëse.
“The Sun” shkruan se pothuajse të gjithë fëmijët që kanë ndërruar jetë ishin së shkollës fillore, përfshirë 7-vjeçaren Hanna Roap, gjendja e së cilës filloi vetëm me një kollë të lehtë.
Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe Hanna vdiq tragjikisht brenda 24 orëve.
Ndërkohë një baba ka zbuluar së fundmi se si e dërgoi të bijën 5-vjeçare, Stella-Lily McCorkindale në spital, tre herë para se ajo të vdiste nga “Strep A”.
Por jo vetëm kaq, pasi pas vdekjeve tragjike, prindër të tjerë kanë ndarë përvojat e tyre me sëmundjen për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat dhe simptomat.
Duke postuar në “TikTok”, Amy Laura tregoi djalin e saj të vogël duke u argëtuar në një ditë familjare. Ai shijonte kohën me miqtë e tij para se të kthehej në shtëpi me prindërit.
Amy tha se i bëri këto postime për të treguar se çfarë mund të ndodhë brenda pak orësh. Ajo shpjegoi se e kishte vënë fëmijën e saj në shtrat pas ditës së tyre jashtë dhe ai kishte qenë "absolutisht mirë".
Por dy orë më vonë, ata e gjetën atë duke luftuar për të marrë frymë.
“E çuam me nxitim në spital, në 20 minuta me makinë ai pati një skuqje të kuqe në të gjithë gjoksin dhe shpinën e tij. Nuk rrinte dot zgjuar. Më pas i ra oksigjeni, rrahjet e zemrës ranë. Një pjesë e hundës nuk funksionoi, kështu që ai u vendos me një maskë oksigjeni dhe u dërgua në reanimim. Ai u diagnostikua me ethe të kuqe, Strep A dhe pneumoni”, ka treguar nëna.
Amy ka treguar gjithashtu se para se djali të kishte vështirësi në frymëmarrje, kishte shfaqur një kollë dhe nuk kishte temperaturë të lartë.
Ajo shtoi se më parë kishte menduar se skarlatina ishte një 'sëmundje e vjetër' derisa fëmijët e saj më të mëdhenj u prekën me të.


"Vuçiç k*rva"/ Ofendoi presidentin serb, dhunohet brutalisht 37-vjeçari
Historia e plotë >




Putin drejt BURGUT! Nëse shkel në këtë vend, përfundon në pranga
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini
Aktualitet




