Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000 ushtarë flenë jashtë sapo Biden u fut në zyrë

FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000

Mijëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare u detyruan që të flenë në qiell të hapur dhe në parking, pasi iu tha se duhej të largoheshin nga ndërtesa e Kapitolit, të cilën e kishin mbrojtur 24 orë më parë.

Sipas “Politico”, rreth 5000 trupa kaluan natën në parking, ku kishte vetëm një tualet. Fotot tregojnë pjesëtarët e Gardës duke fjetur në tokë, në temperatura të ulëta.

Mësohet se ushtarët kishin dhoma hoteli në dispozicion, por llogaritja e turneve të tyre e bënte të vështirë kthimin nëpër dhoma gjatë pushimit. Mesnatën e së enjtes, Garda u pranua sërish brenda Kapitolit, pasi fotot e publikuara bënë që të shpërthenin polemika.

Një ushtar u shpreh se u ndje i tradhtuar kur u detyrua që të shkonte në parking: “Dje, senatorë e kongresmenë erdhën mes nesh dhe na dhanë dorën, na falënderuan për shërbimin dhe bënë foto me ne. Pas 24 orëve, nuk u duheshim më dhe na çuan në cep të garazhit”.

Një tjetër ushtar tha për CNN: “Pasi çdo gjë shkoi mirë, u konsideruam të padobishëm dhe na përzunë në parking. Lamë dy javë familjet dhe ja ku përfunduam. Nuk bëhet kështu”.

Një zëdhënës i Gardës tha se “rritja e trafikut” për faktin se Kongresi ishte në punë, çoi në vendimin për të larguar trupat drejt vendpushimit të tyre.

FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000FOTOT/ “I mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore