Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit

FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet për ish presidentin

Një ditë pasi ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump paralajmëroi se do e arrestonin, një seri fotosh të tij duke u marrë me dhunë nga autoritetet bënë xhiron e rrjetit. Në fakt, fotot janë bërë me Inteligjencën Artificiale, ose siç njihet ndryshe IA.

Të montuara mjeshtërisht, mijëra njerëz menduan se Trump me të vërtetë u arrestua. Fotot duken mjaft realiste çka bëri që të shpërndaheshin frikshëm në rrjet.

Më pas, gjithçka u kthye në humor, siç zakonisht në mediat e huaja apo në internet shpesh herë ish Presidenti i SHBA-ve është protagonist.


Kujtojmë se pak kohë më parë, Donald Trump u bëri thirrje republikanëve të ngriheshin në protesta masive pasi pritej që ta arrestonin. Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me hetimin e bërë nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore