Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi në Bejrut

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në shpërthim i madh në portin detar të kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili raportohet se është dëgjuar edhe në Qipro.

Disa pamje të bëra publike nga mediat e huaja tregojnë si ishin fshehur nitratet në magazinat pranë portit, para se të ndodhte tragjedia që gjunjëzoi vendin, por shokoi edhe mbarë botën.

Pikëpyetjet mbi ngjarjen e djeshme janë shumë dhe shërbimet sekrete të fuqive të mëdha që merren me Lindjen e Mesme kanë nisur të analizojnë me detaje.

Çfarë bënin ashtu të palëvizura 2750 ton nitrat amoni, në depozitat e portit të Bejrutit? Kjo është një nga pikëpyetjet kryesore, duke parë efektet e tmerrshme të shpërthimit të djeshëm.

Por ka ende dritë-hije që sillen rrotull për të evidentuar një situatë të njohur: Liban është tashmë një shtet i dështuar ku shërbimet civile bazike nuk janë të garantuara.

Fotografitë nga qyteti tregojnë rrugë të tëra të cilat duken të shkatërruara, ndërsa njerëzit kanë ndarë imazhe nga shtëpitë e tyre, të cilat zbulojnë dritare të copëtuara dhe dyert e shpërthimit mes dëmeve të tjera.

Theksojmë se deri më tani është raportuar se së paku 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa katër mijë janë të lënduar. Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme mërkure, tha presidenti Michel Aoun.

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi

FOTO/ Ku ishin fshehur nitratet te porti para se të ndodhte shpërthimi

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore