Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Krah vajzës dhe bashkëshortes, Kim Jong Un shfaqet për herë të parë familjarisht në publik

FOTO/ Krah vajzës dhe bashkëshortes, Kim Jong Un shfaqet për

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zgjedhur që në banketin për 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shfaqet krah bashkëshortes dhe një vajzë 9-vjeçareje, që mendohet të jetë vajza e tij.

Referuar mediave ndërkombëtare, një vendim i tillë i Kim Jong Un shihet si një tregues se si po përpiqet që të prezantoj para popullit pasardhësin e tij, në një regjim familjar autoritar që daton dekada më parë.

Vajza, që besohet të jetë fëmija i dytë i Kim, Ju Ae, është rreth 9 vjeç dhe u pa teksa po ecte krah për krah me Kim dhe gruaja e tij, Ri Sol Ju. Kjo “paradë” u shoqërua me duartrokitje nga oficerët e pranishëm.

FOTO/ Krah vajzës dhe bashkëshortes, Kim Jong Un shfaqet për

Leif-Eric Easley, një profesor në Universitetin Ewha në Seul tha se kjo paraqitje ka mesazhe të fshehura.

“Duke përfshirë në mënyrë të dukshme gruan dhe vajzën e tij, Kim dëshiron që qytetarët brenda dhe jashtë vendit të shohin dinastinë e familjes së tij dhe ushtrinë e Koresë së Veriut si të lidhura në mënyrë të pakthyeshme”, tha ai.

Sundimi i familjes Kim në Korenë e Veriut shtrihet në vitin 1948, kur Kim Il Sung erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kur ai vdiq në vitin 1994, djali i tij Kim Jong Il mori kontrollin e vendit. Kim Jong Un erdhi në pushtet në dhjetor 2011 pas vdekjes së Kim Jong Il, babait të tij.

FOTO/ Krah vajzës dhe bashkëshortes, Kim Jong Un shfaqet për

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore