Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Erdogan bën live vaksinën kundër COVID-19: Së shpejti do vaksinojmë të gjithë qytetarët

FOTO/ Erdogan bën live vaksinën kundër COVID-19: Së shpejti

Ashtu si shumë liderë botërorë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka bërë live vaksinën kundër koronavirusit.

Erdogan bëri vaksinën në spitalin e Ankarasë ndërsa tha se “ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”.

Në Turqi, deri tani janë vaksinuar 254 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor.

"Si pjesë e programit tonë të suksesshëm të vaksinimit, 254 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinave deri më tani. Unë gjithashtu u vaksinova duke u bashkuar me ta. Ne kemi për qëllim të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër.", shkruan presidenti turk në rrjetet sociale/ Gazeta SHQIP

FOTO/ Erdogan bën live vaksinën kundër COVID-19: Së shpejtiFOTO/ Erdogan bën live vaksinën kundër COVID-19: Së shpejti

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore