Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Ekzekutohet e dashura e lordit të drogës, si u fut në kurth 26 vjeçarja

FOTO/ Ekzekutohet e dashura e lordit të drogës, si u fut në kurth

Ish e dashura e një udhëheqësi të vrarë të kartelit në Meksikë, është qëlluar për vdekje.  Paulina Arreola Perez është vrarë me armë nga një klient i rremë këpucësh.

Sipas mediave të huaja, 26 vjeçarja, u qëllua nga burra të armatosur me motorë në Mexico City, natën e 9 qershorit.

Gjatë sulmit, i vdekur mbeti edhe shoku i saj i identifikuar si Eduardo Arturo Trejo. Perez u qëllua të paktën nëntë herë dhe Eduardo dy here, ndërsa ishte brenda në makinë.

Paulina mendohet se ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të saj me grupin kriminal ‘La Union Tepito’ dhe ish të dashurin e saj Alexis ‘El Alexis’ Martinez, një nga udhëheqësit e kartelit, i cili është ekzekutuar në mars. Organizata është e njohur në shitjen e narkotikëve, rrëmbimeve, zhvatjeve dhe vrasjeve në kryeqytetit meksikan./Gazeta SHQIP

FOTO/ Ekzekutohet e dashura e lordit të drogës, si u fut në kurthFOTO/ Ekzekutohet e dashura e lordit të drogës, si u fut në kurthFOTO/ Ekzekutohet e dashura e lordit të drogës, si u fut në kurth

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore