Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Charlie Hebdo e bën sërish! Karikatura "tallëse" për Iranin: Mullahët brenda vaginës së një gruaje

FOTO/ Charlie Hebdo e bën sërish! Karikatura "tallëse"

Revista satirike Charlie Hebdo, e njohur për karikaturat e saj të guximshme, ka “sulmuar” këtë herë regjimin iranian, i cili po përballet me protesta të dhunshme popullore.

Teksa më 7 janar 2015, revista ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës, pikërisht për një karikaturë që u konsiderua si fyese për profetin Muahmed të besimtarëve myslymanë, duket se kjo nuk i trembur francezët.

 Këtë muaj, faqja e parë e Charlie Hebdo paraqet një skicë të një gruaje të zhveshur me këmbët e hapura dhe mullahët (Mullah është një titull nderi për klerikët myslimanë shiitë dhe sunitë ose një udhëheqës xhamie myslimane) që futen me radhë në vaginën e saj.

Titulli është: “Mullah, kthehuni nga keni ardhur”.

FOTO/ Charlie Hebdo e bën sërish! Karikatura "tallëse"

Charlie Hebdo një muaj më parë shpalli një konkurs ndërkombëtar për karikaturën më të mirë kundër regjimit iranian, duke mbledhur më shumë se 300 karikatura nga e gjithë bota, madje dhe nga Irani vetë.

Gazeta satirike franceze donte të shprehte në këtë mënyrë mbështetjen e saj për iranianët që kanë dalë në rrugë që nga shtatori për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së ashpër të Teheranit për vdekjen e 22-vjeçares Makhsa Amini.

Për të zgjedhur kopertinën më të mirë, udhëzimet ishin të thjeshta; karikatura që përshkruante liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, duhej të ishte sa më "qesharak dhe i poshtër".

“Ne donim skica nga e gjithë bota, në mënyrë që të mos kapemi nga mendimet frankocentrike,”- thanë zyrtarët e revistës.

Gazeta satirike “Charlie Hebdo” ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në vitin 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha këto dyshohet se ishin hakmarrje për karikaturat që ka publikuar herë pas here, duke paraqitur në mënyrë të diskutueshme profetin Muhamed.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore