
FMN: Recesioni i pandemisë ka goditur më keq gratë, qeveritë duhet të veprojnë
Recesioni pandemik po dëmton gratë më shumë sesa burrat, e do të zbrapsë potencialisht vite të tëra përparimi nëse ligjvënësit nuk rrisin përpjekjet për të përmirësuar kushtet për gratë, paralajmërojnë ekonomistë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
"Pandemia Covid-19 kërcënon të zbehë gjithë çfarë kanë arritur gratë në raport me mundësitë ekonomike të tyre, duke zgjeruar boshllëqet gjinore që vazhdojnë pavarësisht 30 vitesh avansimi," deklaruan zyrtarë të FMN të udhëhequr nga Kristalina Georgieva.
Ndryshe nga recesioni i vitit 2008, të cilit disa i vunë nofkën "njeri-cesion", humbjet e vendeve të punës këtë radhë janë veçanërisht të mprehta në fushat ku gratë përfaqësohen në mënyrë disproporcionale – sidomos kur mbështeten tek ndërveprimi ballë për ballë, si tregtia me pakicë, turizmi dhe mikpritja.
Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gratë kishin përpara pandemisë gjysmën e vendeve në sektorin e shërbimit sipas Byrosë së Statistikave të Punës.
Ekonomistët thonë se do të duhet një kohë e gjatë derisa ky sektor të kthehet aty ku ishte përpara se Covid-19 ta bënte pjesën dërrmuese të modelit të tij të biznesit të parealizueshme përballë masave të distancimit social.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
"Shqipëria vend me rrezik nga Covid", Ambasada gjermane nxjerr njoftimin të rëndësishëm: Nga e diela...

Shifrat e frikshme të Covid, BE i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut

Bie numri i infeksioneve me COVID në vend, rekord viktimash në 24 orët e fundit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
