
Fitorja ndaj Policisë së Moralit/ Irani kërkon të hakmerret ndaj grave që s'mbajnë shami: T'i mbyllim llogaritë bankare
Në Iran, llogaritë bankare të grave pa mbulesë do të bllokohen. Këtë e ka bërë të ditur Hossein Jalali, anëtar i komisionit të kulturës në parlamentin e Teheranit.
Vetë Jalali, të hënën, iu referua dispozitave të reja që do të zbatohen në javët e ardhshme në lidhje me përdorimin e mbulesës në publik, e cila ka qenë e detyrueshme në Republikën Islamike që nga themelimi i saj në vitin 1979.
Jalali kishte shpallur një plan që parashikon rregulla më të rrepta për hixhabin dhe i cili do të ratifikohet pas 15 ditësh.
Jalali tha se kostoja për të paguar për gratë që nuk mbajnë hixhab do të jetë më e lartë, raporton BBC Persian. Jalali shpjegoi se si do të dukej programi në shqyrtim për zbatimin e mbajtjes së hixhabit.
Në vend të “patrullave policore të moralit”, tha ai, personat që nuk mbanin shaminë do të paralajmëroheshin me mesazhe, përpara se të kalonin në dënime.
“Nuk do të ketë tërheqje nga plani i hixhabit sepse tërheqja do të thotë tërheqje e Republikës Islamike”, tha ai.
Të hënën, Teherani njoftoi se "së shpejti" do të dërgojë në trekëmbësh të dënuarit për pjesëmarrje në protestat që kanë ndezur vendin për gati tre muaj, ndërsa forcat e policisë nuk do të hezitojnë të merren ashpër me rebelët.
Paralajmërimi erdhi nga Garda Revolucionare, ndërkohë që bota është gjithnjë e më skeptike ndaj njoftimit të diskutueshëm të heqjes së policisë së moralit.
Por as kërcënimet e reja nga regjimi i ajatollahëve nuk mundën të ndalonin protestat që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçares, e rrahur për vdekje më 16 shtator në Teheran, sepse nuk mbante mbulesën siç duhet.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




