Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Fëmijë dhe gra shtatzëna, nga ishin 27 personat që humbën jetën teksa tentonin të futeshin në Britani të Madhe

Fëmijë dhe gra shtatzëna, nga ishin 27 personat që

BRITANI E MADHE - Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja për vdekjen e 27 personave në Calais, në tentative për të kaluar kufirin drejt Britanisë së Madhe.

BBC shkruan se vetëm dy persona mbijetuan, njëri prej tyre somalez dhe një nga Iraku. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se ata po shërohen nga hipotermia ekstreme dhe do të merren në pyetje në kohën e duhur.

Midis të vdekurve ishin 17 burra, shtatë gra dhe tre fëmijë, thanë prokurorët në Lille për BBC.

Kryebashkiaku i Calais, Natacha Bouchart tha se një nga gratë ishte shtatzënë, ndërsa një nga fëmijët ishte një "vajzë e vogël".

BBC ka folur me disa organizata bamirëse, të cilët thanë se shumë nga të vdekurit duket se kanë qenë kurdë nga Iraku dhe Irani. Disa mund të kenë qenë arabë dhe afganë, si dhe iranianë./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore