Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Çfarë dinë britanikët? Nisin kërkimet për bunkerë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, ja harta

Çfarë dinë britanikët? Nisin kërkimet për

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim të fortë për vendet që mbështesin Ukrainën me armë, ushqime dhe ndihma të tjera.

“Kur integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne me siguri do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, ky nuk është një bllof”, tha Putin në televizionin shtetëror dje në mëngjes (21 shtator).

Ai tha se Rusia ka "shumë armë për t'iu përgjigjur" asaj që ai e përshkroi si "shantazh bërthamor" nga Perëndimi, duke njoftuar se do të përdorte "të gjitha mjetet e nevojshme" kundër atyre që përpiqen të "nënshtrojnë" kombin.

Duke qenë se Britania e Madhe është një ndër vendet që është deklaruar më shumë në mbrojtje të Ukrainës dhe ka dërguar më shumë ndihma, britanikët janë ndjerëtë sulmuar nga këto deklarata dhe kanë nisur që tani të mendojnë për t’u mbrojtur nga sulm i mundshëm bërthamor.

Çfarë dinë britanikët? Nisin kërkimet për

Mediat nga ishulli raportojnë se kanë nisur të kërkojnë vendndodhjet e bunkerëve në të gjithë ishullin. Sipas informacioneve ekzistojnë 258 bunkerë bërthamorë, të shpërndarë pothuajse rastësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në Londër, aktualisht ka 46 bunkerë me zona të tjera urbane si Mançesteri dhe Birminghami që kanë gjithashtu një numër të mirë strehimoresh.

Në Uells, me sa duket ka 12 bunkerë të shpërndarë në pjesët veriore dhe jugore të vendit, por nuk është një lajm aq i mirë për këdo që jeton në luginat qendrore.

Ndërkohë, në Skoci ka 23 strehimore, ku shumica janë të vendosura në qytetet Glasgow dhe Edinburgh.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore