Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Europa e TMERRUAR/ "Pakot e përgjakshme" mbushin ambasadat ukrainase, plot me sy kafshësh të vrara

Europa e TMERRUAR/ "Pakot e përgjakshme" mbushin ambasadat

Disa ambasada ukrainase në Evropë kanë marrë 'pako të përgjakshme', të mbushura sy kafshësh të vrara, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Nikolenko sqaroi se këto pako, të cilat ishin zhytur në një lëng me ngjyrë dhe erë të veçantë, mbërritën në ambasadat e Ukrainës pas serisë së letra-bomba të zbuluara ditët e mëparshme në Spanjë.

Siç shpjegoi ai, pako të tilla janë marrë nga ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali, si dhe konsullatat e përgjithshme të vendit në Napoli (Itali), Krakov (Poloni) dhe konsullata në Brno (Republika Çeke).

"Ne po studiojmë rëndësinë e këtij mesazhi", shkroi Nikolenko, duke shtuar se Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba kishte urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat e përfshira të viheshin në gatishmëri të lartë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore