Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Eksplozivët e tij hodhën në erën qytetin e Bejrutit, policia i shkon në shtëpi biznesmenit rus

Eksplozivët e tij hodhën në erën qytetin e Bejrutit, policia

Biznesmeni rus, eksplozivët e të cilët hodhën në erë qytetin e Bejrutit, është marrë në pyetje nga policia në shtëpinë e tij në Qipro, por ka gjasa që të mos ndëshkohet.

Igor Grechunshkin-it iu bë një listë e gjatë pyetjesh nga hetuesit qipriotë në Limassol  këtë pasdite në emër të autoriteteve libaneze.

Një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e konfiskuar në vitin 2014 nga një anije e quajtur Rhosus në pronësi të rusit, ishte shkaku i shpërthimit të tmerrshëm ditën e martë, që çoi në vrasjen e 135 personave dhe plagosjen e 4000 të tjerëve.

Materiali shpërthyes qëndronte prej 6 vitesh në atë magazinë pa asnjë lloj sigurie. Zëdhënësi i policisë qipriote Christos andreou tha se eksplozivët u kapën nga autoritetet libaneze, dhe prandaj ato janë përgjegjëse për ruajtjen e pasigurtë në magazinë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore