Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

EMRAT/ Parandalohet sulmi terrorist në Greqi, kush janë dy pakistanezët që merrnin armë nga SHQIPËRIA

 EMRAT/ Parandalohet sulmi terrorist në Greqi, kush janë dy

Dy shtetas pakistanezë kanë përfunduar në pranga në Greqi, pasi akuzohen se kishin organizuar një sulm terrorist.

Në prangat e Policisë greke përfundoi 27-vjeçari Hayder, i cili jetonte në Zakynthos, 29-vjeçari Husein, i cili ishte zhvendosur në Spartë, ndërsa urdhërat i merrte nga një bashkatdhetar, i cili jetonte në arrati, në Teheran.

"Protothema.gr" zbulon fotot e dy të arrestuarve që planifikonin të gjakosnin sinagogën hebreje në Psirri.

Të arrestuarit kishin krijuar një marrëdhënie përmes të burgosurve nga Pakistani, por kishin vënë edhe shqiptarë në kërkim të armëve që do i përdornin për sulmin.

Ata janë kapur në flagrancë, teksa po transportonin disa armë që kishin marrë, drejt banesë së tyre, ku u gjet dhe plani i sulmit. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore