Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Emrat/ 10 republikanët që votuan pro shkarkimit të Trump

Emrat/ 10 republikanët që votuan pro shkarkimit të Trump

232 përfaqësues të Dhomës së Kongresit votuan pro fajësimit të presidentit Donald Trump. Mes tyre ishin dhe 10 përfaqësues republikan që votuan pro nismës për shkarkimin e presidentit të tyre që e zgjodhën katër vite më parë.

197 republikanët e tjerë votuan kundër nismës së demokratëve, ndërsa 4 brenda këtij grupimi nuk votuan. Çarja është e madhe mes republikanëve, të cilët duhet të marrin veten pas kësaj tronditje të madhe.

Fillimish u raportua për 6 republikanë që do të dilnin nga rreshti dhe do të votonin për fajësimin e Trump, por numri i tyre u rrit në ditën e votimit. Republikanët e zgjedhur nga shtetet si Michigan, Ohio, California, New York, Washington apo Illinois dënuan aktet e ndodhura në 6 janar, por duke fajësuar dhe presidentin e zgjedhur nga partia e tyre për thirrjet e lëshuara.

Republikani Adam Kinzinger tha se ai është "në paqe totale" me votën e tij edhe nëse kjo i kushton karrigen e tij në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rep. Tom Rice ishte më konservatori nga anëtarët që mbështetën përpjekjen për ndëshkimin e Presidentit.

Ai tha se një person i arsyeshëm do të shihte qëndrimet e Trump ndaj një turme para se turma të sulmonte Kapitolin si një potencial për të çuar drejt dhunës. Ai shtoi se e kishte mbështetur shumë Trump, madje e ka votuar dy herë si president, duke shtuar se fjalimi i tij para turmës nuk mund të ishte si nxitje dhune, por çdo person i arsyeshëm mund ta shihte si potencial të dhunës.

Emrat/ 10 republikanët që votuan pro shkarkimit të Trump

Republikanët që votuan për fajësimin e Trump

Adam Kinzinger -Illinois

Liz Cheney - Wyoming

John Katko - New York

Fred Upton - Michigan

Jaime Herrera Beutler -Washington

Dan Newhouse - Washington

Peter Meijer - Michigan

Anthony Gonzalez - Ohio

 Tom Rice - South Carolina

David Valadao -California

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore