Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Emigrantët nisin 2023 "me këmbë të mbarë"/ Mbërrijnë në Britani me gomone 44 prej tyre

Emigrantët nisin 2023 "me këmbë të mbarë"/

Sapo ka nisur viti i ri 2023, në Britani kanë shkuar edhe emigrantët e parë më gomone. BBC raporton se sot kanë mbërritur në bregdetin britanik 44 emigrantë, të cilët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.

Autoritetet franceze thonë se dy varka të tjera me 80 emigrantë u futën në vështirësi në Kanal të hënën dhe u kthyen në Calais, në Francë.


Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 persona ia dolën të bënin këtë udhëtim. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.

Qeveria ka njoftuar një sërë masash në 12 muajt e fundit për të trajtuar çështjen e emigrantëve me varka të vogla që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë Kanalit Anglez.

BBC shkruan se deri në shtator 2022 më shumë se 15,000 azilkërkues ishin shqiptarë. Ndërkohë qeveria britanik ka njoftuar gjithashtu se është arritur një marrëveshje e re me Shqipërinë për të vendosur më shumë staf të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe për të ndjekur shpejt kthimin e azilkërkuesve në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore