
Eksperti i qeverisë në Britaninë e Madhe: Vala e variantit Omicron po kthehet
Rënia e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 në Britaninë e Madhe tregon se vala Omicron mund të “kthehet” sërish, deklaroi sot një ekspert i qeverisë në Londër.
Profesori Mike Tildesley, nga Universiteti i ‘Warwick’ dhe një anëtar i grupit shkencor të gripit Pandemik (Spi-M) tha se, shifrat e fundit të rasteve janë “lajm i mirë” ndërsa shpreson se vendi mund të ketë një marrëdhënie të tipit “grip” me virusin deri në fund të vitit.
Të dhënat e fundit kanë treguar një rënie prej 38 për qind gjatë shtatë ditëve të fundit në të gjithë Britaninë e Madhe, ku një ditë më parë u raportuan 70,924 raste të reja.
Profesor Tildesley tha për “BBC Breakfast” se, numri i rasteve në të gjithë vendin duket sikur po ulet”, duke shtuar se, gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit është raportuar një numër i lartë infeksionesh që arriti në rreth 200,000.
“Shtrimet në spitale janë relativisht të larta, megjithëse disa të dhëna kanë treguar se ato po ulen në Londër, që është një lajm i mire”, tha Tildesley.


Grupi Vagner, historia pa filtra e ish-komandantit të ushtrisë së Putinit
Historia e plotë >



Politikani 'shqiptar' zgjidhet kryeministër i Australisë
Historia e plotë >


A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




