Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E RËNDË/ Të shtëna me armë në Gjeorgji, 5 të vrarë, mes tyre një oficer policie

E RËNDË/ Të shtëna me armë në Gjeorgji, 5 të

Të paktën pesë persona, duke përfshirë një oficer policie, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të premten pas të shtënave me armë në Gjeorgji, sipas autoriteteve.


Autori  hapi zjarr nga ballkoni i një apartamenti në qytetin e Sagarejo, rreth 58 kilometra (36 milje) në lindje të kryeqytetit Tbilisi.  Mediat gjeorgjiane e identifikuan atentatorin, një ish ushtar që ka shërbyer në Afganistan.

“Ka qenë pjesë e forcave të armatosura që nga viti 2006, ndërsa u largua nga ushtria në vitin 2021. Nuk e dimë çfarë ndodhi”,  tha Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë Vakhtang Gomelauri.


Pasi ekipet e sigurisë u mobilizuan në vendngjarje, i akuzuari kreu vetëvrasje me armë zjarri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore