
E RËNDË/ Ministri i Jashtëm ndërron jetë në mbledhjen e qeverisë, pësoi një...
Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka humbur jetën, pasi pësoi atak kardiak.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një takimi të kabinetit, tha qeveria dhe një burim presidencial. Mediat e huaja shkruajnë se Moussa Adamo, 62 vjeç, një aleat i presidentit Ali Bongo Ondimba, pësoi një atak në zemër dhe vdiq "megjithë përpjekjet e specialistëve" për ta rikthyer në jetë, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër.
“Ai ishte ulur në fillim të mbledhjes së kabinetit dhe filloi të mos ndihej mirë", tha një burim pranë pallatit presidencial për AFP.
Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, dhe vdiq pak pas mesditës së sotme, tha burimi që foli në kushte anonimiteti.
Duke reaguar ndaj vdekjes së tij, Presidenti Bongo e përshkroi Moussa Adamo në Twitter si "një diplomat i madh, një burrë shteti i vërtetë.
“Për mua, ai ishte fillimisht një mik besnik, tek i cili kam qenë gjithmonë në gjendje të mbështetem. Është një humbje e madhe për Gabonin," shtoi ai.
Moussa Adamo lindi në qytetin verilindor të Makoou në vitin 1961 dhe filloi si prezantue në televizionin kombëtar.
Në vitin 2000, ai u emërua shef i shtabit të ministrit të mbrojtjes, i cili në atë kohë ishte Bongo.
Kur Bongo u zgjodh president pas vdekjes së babait të tij Omar Bongo Ondimba në 2009, Moussa Adamo shërbeu si këshilltar i tij special. Pas një dekade si ambasador i Gabonit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2020, ai fillimisht u bë ministër i mbrojtjes dhe më pas ministër i jashtëm në mars të vitit të kaluar.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




