Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E RËNDË/ "Çmendet" nga droga 24-vjeçari dhe MASAKRON nënën, 2 motrat dhe vëllain

E RËNDË/ "Çmendet" nga droga 24-vjeçari dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një irakian ka vrarë nënën, vëllain dhe dy motrat e tij nën efektin e drogës.

Autori i identifikuar si Ali Habib, i lindur në vitin 1999, ishte nën efektin e një  droge të paspecifikuar kur qëlloi katër anëtarë të familjes së tij: nënën, vëllain dhe dy motrat e tij, sipas një zyrtari të policisë.

Ndërkohë njoftohet se i riu u arrestua më pas, teksa vrasja e katërfishtë ndodhi në Qat, kryeqyteti i provincës Ouazit.


Kjo provincë që kufizohet me Iranin është bërë një rrugë kryesore e trafikut të drogës, veçanërisht metamfetaminës kristal (një drogë sintetike) ashtu si edhe provincat fqinje.

Sipas policisë dhe diplomatëve perëndimorë në Irak, droga vjen nga Libani, Siria dhe Irani. Por Iraku nuk është vetëm një vend tranzit: shitja dhe përdorimi i drogës ka parë një rritje të madhe në vend vitet e fundit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore