
E RËNDË/ Gjendet e vrarë nëna me dy fëmijët e mitur, dyshohet se u masakruan nga ish-bashkëshorti
Nëna dhe dy fëmijët e saj, 13 vjeçe e 18 muajsh, u gjetën të vrarë në vendin u qëndronin në Francë, ndërsa i dyshuari kryesorë është ish-bashkëshorti i 36-vjeçares.
Alarmi u ngrit nga një i afërm i cili do të takohej me viktimën, e më pas zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke gjetur të pajetë të miturit dhe mamanë e tyre.
Sipas prokurorit që po merret me çështjen trupat kishin plagë, të shkaktuara nga goditja me thikë.
Policia franceze ka izoluar të gjithë zonën, për ta pasur më të lehtë gjetjen e provave të mjaftueshme që do ti çojnë në gjetjen e autorit dhe rrethanave që ende janë të paqarta.
Në kërkim mbetet 30 -vjeçari, i dënuar në shtator të vitit 2021 me një vit burg për dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Në informacionet paraprake viktimat dhe autori janë me origjinë nga Turqia.
Disa orë para se të gjendeshin trupat, mediat franceze shkruajnë se në postimet në Facebook ai akuzonte gruan e tij se e tradhtonte, ndërsa shtonte se do ti jepte fund jetës.
Çifti kishte rreth dhjetë vite që jetonte në këtë shtëpi, ndërsa prej rreth dy vitesh ishin ndarë.
Prokurori konfirmoi viktima kishte bërë një kallëzim për vjedhjen e bizhuterive dhe dokumenteve, duke dyshuar se ish-i i saj mbante një kopje të çelësave të shtëpisë. Njëkohësisht denoncimi e ka denoncuar për vendosjen e GPS poshtë makinës së saj./ Top Channel

Hotelet më të mira të 2023 ku duhet të rezervoni me patjetër pushimet tuaja!
Historia e plotë >



Tërmeti zgjon Greqinë! Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
Historia e plotë >
Foshnja të rritura në laborator?! Mund të bëhen realitet që në vitin 2028...
Historia e plotë >

Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën "realitet", ja si do funksionojë
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


