
E rëndë në Gjermani/ Azilanti vret një nxënëse dhe plagos një tjetër me thikë
Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër, 13-vjeçare, është plagosur rëndë pasi u sulmuan nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë në Gjermaninë jugore.
Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit.
Vajza më e madhe vdiq më vonë në spital. Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili sipas saj është një azilkërkues nga Eritrea.
Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë dhe e gjetën atë me një thikë që ata dyshojnë se ishte përdorur në sulm. Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona të tjerë.
I dyshuari ndodhet nën roje policore në spital ku po trajtohet për një lëndim të paspecifikuar.
Në një deklaratë, policia i kërkoi publikut të mos e përdorë incidentin për të ngjallur dyshime ndaj të huajve ose azilkërkuesve.
"Gjithçka që lidhet me këtë është plotësisht e paqartë deri më tani," u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Wolfgang Juergens.
Vajza 13-vjeçare është duke u rikuperuar nga plagët e marra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat lokale, shkruan BBC.
Kryebashkiaku Markus Haeussler tha se të gjithë në qytet ishin të tronditur.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser tha se "lajmi i tmerrshëm" e kishte tronditur atë.
“Unë vajtoj vajzën që u vra dhe sinqerisht shpresoj që vajza e plagosur të shërohet... Policia po heton me intensitet të gjitha sfondet”, shkroi ajo në Twitter .









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




