Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E rëndë në Florida/ Shembet çatia e shkollës, 12 persona të plagosur, 9 prej tyre fëmijë

E rëndë në Florida/ Shembet çatia e shkollës, 12

Dymbëdhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë plagosur pasi çatia e një shkolle në Florida u shemb pjesërisht.

Incidenti ndodhi në shkollën e mesme James S Rickards, në Oakland Park, një periferi e Fort Lauderdale.

Autoritetet thanë se drejtori i shkollës dëgjoi dy goditje të forta para se të zbulonte se çatia mbi qendrën e medias ishte shembur pjesërisht.

Dyshohet se një rrjedhje uji në shkollë shkaktoi shembjen dhe ka lënë pas dëme të mëdha.

Fatmirësisht, nga shembja nuk pati viktima, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore