Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E rëndë/ Ish-bashkëshorti e spërkat me benzinë dhe i vë flakën blogeres së njohur, gjithçka filmohet live

E rëndë/ Ish-bashkëshorti e spërkat me benzinë dhe i

Blogerja e njohur kineze, e njohur si Lamu, ka ndërruar jetë, pasi ish-bashkëshorti e spërkati me benzinë dhe në fund i vuri zjarrin derisa ajo po filmonte gjithçka drejtpërdrejtë.

Në videon e fundit të publikuar më 14 shtator, pak orë para vrasjes, 30-vjeçarja po këndonte një këngë tradicionale të Tibetit, ndërkohë më pas, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, në mënyrë të befasishme i tërë ekrani është bërë i zi dhe janë dëgjuar britma.

Ish-bashkëshorti i saj ishte futur në shtëpi dhe e spërkati atë me benzinë, duke i vënë flakën më pas. Ajo pësoi djegie në 90% të trupit dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Ish-bashkëshorti i saj është arrestuar, ndërsa shkak i sulmit dyshohet hakmarrja, pasi blogerja e kishte shkurorëzuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore