Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E përdhunoi dhe e mbyti me lidhëset e kapuçit punonjësen e ambasadës, taksisti vrasës ka një kërkesë të çuditshme në gjyq

E përdhunoi dhe e mbyti me lidhëset e kapuçit punonjësen e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Liban.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një punonjëse e ambasadës britanike është përdhunuar dhe më pas vrarë brutalisht nga një taksist që mori pasi kishte dalë me shoqet në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Nga informacionet e siguruara nga autoritetet njoftohet se punonjësja është identifikuar si Rebecca Dykes u mbyt për vdekje nga shoferi i taksisë Tariq Houshieh i cili e sulmoi teksa ajo kërkonte të kthehej në shtëpi në dhjetor 2017.

Trupi i 30 vjeçares u gjet më vonë i hedhur anës rrugës teksa hetime zbulojnë se viktima ishte mbytur me lidhëset e kapuçit të bluzës së vrasësit.

Ai pritej të merrte dënimin me vdekje në 2019 për atë që gjykatësi përshkruante si akt “i qëllimshëm e i paramenduar”.

Tashmë hetimi për vdekjen e saj është rihapur në Londër kësaj jave teksa vrasësi kërkon anullimin e dënimit të tij.

Mjeku ligjor i Southwark, tha se zonjusha Dykes punonte për zyrën e zhvillimit ndërkombëtar në Liban dhe po ndihmonte me refugjatët që i largoheshin luftës në Siri.

Ajo u vra pasi kaloi një natë në bërin e zonës Gemmayzeh në Beirut dhe trupi i saj u gjet dy ditë më vonë në 16 dhjetor 2017.

Familja e britanikes thanë se nuk do ta marrin veten kurrë nga humbja e vullnetares që kishte punuar gjithashtu me bamirësi në Londër.

Vrasësi Houshieh, i gjurmuar prej kamerave të sigurisë, punonte si taksist megjithse kishte dënime të mëparshme për kërcënime e vjedhje, raporton Agence-France Presse (AFP).

Në hetime ishin përfshirë pyetsorë për procedurat e sigurisë për anëtarët e ambasadës britanike në Beirut, raporton My London.

Zyrtarët thanë se shumë njerëz që punojnë në ambasadë përdornin edhe kompani taksish të paparovuara ndërsa përdornin rrjetin Uber, siç ndodhi me viktimën, prej familjaritetit me emrin.

Ndërkohë vrasësi po lufton kundër dënimit me vdekje që i është dhënë, siç jepet zakonisht në Liban për vrasje të tilla të rënduara.

Libani nuk ka kryer ekzekutime prej vitit 2004, sipas të dhënave të Human Rights Watch.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore