
E pashpjegueshme/ Mbi 13 orë në ajër, avioni udhëton nga Dubai në Australi me një të çarë gjigande në trup (FOTO)
Një avion, i cili fluturoi nga Dubai drejt Australisë për 13 orë me një të çarë rreth 1 metër e gjysmë në trupin e tij, ka mbërritur çuditërisht pa asnjë problem në destinacion.
“Airbus A380” i kompanisë “Emirates Airlines”, i njohur si avioni më i madh në botë dhe i aftë për të transportuar mbi 500 pasagjerë, kreu fluturimin pa asnjë problem ndërsa vrima u zbulua vetëm pas mbërritjes në destinacion.
Është mister se sui është shkaktuar ajo, por sipas ekspertëve mund të ketë ardhur nga një rrufe në qiell ose një gomë e çarë, por gjithsesi dinamika dhe trajektorja janë në qendër të hetimit nga Atsb, organi hetues australian.
Në afërsi të Brisbane, pilotët njoftuan kullën e kontrollit se kishin një problem me njërën nga rrotat dhe kështu kërkuan ndërhyrje urgjente si masë paraprake. Sapo u ulën në tokë, stafi vuri re vrimën në trup afër krahut të majtë. Nga lloji i vrimës duket se është hedhur diçka nga brenda në pjesën e jashtme të avionit. Kontrollet e mëvonshme treguan mungesën e njërit prej bulonave që sigurojnë gomat.
Airbus A380 është ende i ndaluar në Australi për riparime dhe nuk dihet se kur do të mund të largohet, ndërsa fluturimi i kthimit nga Brisbane për në Dubai u anulua si rezultat i këtij incidenti.



VIDEO/ MASAKËR në Malin e Zi! Vriten 10 persona, mes tyre një polic
Historia e plotë >





Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




