Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E pabesueshme! Një bebe lind me embrion në stomak

E pabesueshme! Një bebe lind me embrion në stomak

Një  ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Izrael, ku mjekët zbuluan një embrion në stomakun e një bebeje të porsalindur,  një rast tepër i rrallë që habiti stafin mjekësor.

Mësohet se bebja me embrionin në bark ka lindur në fillim të muajit korrik, në spitalin Assuta Medical Center. Raste të tilla të quajtura  "fetus in fetu' ndodhin 1 herë në 500,000 lindje. 

Gazeta "The times of Israel" shkruan se kontrollet dhe analizat në muajt e fundit të shtatëzanisë kishin identifikuar që stomaku i bebes ishte i zmadhuar. Pasi lindi mjekët kuptuan që foshnja kishte diçka në stomak .

Duke bërë analizat dhe ekzaminimet e duhura mjekët ngelën të habitur nga diagnoza.

Menjëherë, ekipi me grupin e mjekëve specialistë kryen ndërhyrje kirurgjikale për të hequr embrionin nga barku i foshnjës. Operacioni rezultoi i suksesshëm  dhe  bebja gëzon shëndet të mirë.

Mjekët thanë  se embrioni nuk ishte plotësisht i zhvilluar. Bebja  dhe nëna e saj, e cila ka dhe  tre fëmijë të tjerë, tashmë janë larguar nga spitali dhe ndodhen në shtëpi./The times of Israel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore