
E PABESUESHME/ Kapet balena e rrallë që vuan nga... skolioza (VIDEO)
Një balenë e rrallë është kapur në brigjet e Sapnjës, teksa shpejt u identifikua se gjallesa vuante nga një deformim i shtyllës kurrizore.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se balena 40 tonëshe u pa pranë plazhit Cullera të shtunën e kaluar në Valencia, që ndodhet rreth 200 milje në jugperëndim të Barcelonës.
Ekipet e shpëtimit morën një telefonatë nga kapiteni i një varke, i cili mendoi se balena që notonte pranë zonës së farit dukej se ishte ngatërruar me diçka.
Biologët dhe veterinerët e Fondacionit Oqeanografik verifikuan se kafsha nuk ishte ngatërruar në asnjë rrjetë lëvizëse, por vuante nga një devijim serioz në shtyllën kurrizore; një skoliozë me origjinë të panjohur që ndryshoi plotësisht anatominë e saj.
Ekzistojnë disa raporte për cetacet me skoliozë, megjithatë, të gjitha rastet kanë një shkak të qartë që vjen kryesisht nga përplasja me ndonjë anije. Për shkak të madhësisë së balenës në det të hapur dhe keqformimit të saj, ishte e pamundur për veterinerët të vendosnin një gjurmues në distancë për të marrë të dhëna më të hollësishme rreth gjendjes, biologjisë dhe trajektores së saj.
Disa orë më vonë, balena u nis drejt detit dhe u largua nga bregu. Megjithatë, zyrtarët e kafshëve të egra paralajmëruan se është e mundur që balena të shfaqet sërish në ditët në vijim për shkak të gjendjes së keqe dhe vështirësisë në not. Balena fin është balena e dytë më e madhe në planet, pas balenës blu. Gjatë verës, balena mund të shihet në ujërat spanjolle të Mesdheut.
View this post on Instagram





Diçka e madhe po vjen? Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij
Historia e plotë >

Çfarë po ndodh? Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kim Jong Un, vuan nga...
Historia e plotë >

Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




