
E njohu online dhe shkoi për ta takuar, 40-vjeçarit i dalin 2 persona, e rrahin dhe e grabisin
Në Monza të Italisë një mashtrim dashurie rezultoi në një grabitje të dhunshme.
Viktima, një dyzet vjeçar me origjinë nga Savona, fillimisht u josh në një aplikacion takimesh dhe më pas u rrah dhe u grabit nga dy kriminelë.
Burri kuptoi se gruaja nuk ishte aspak ajo që takoi në bisedë pak para sulmit. Bëhej fjalë për një 32-vjeçare të njohur për policinë për rekord droge.
40-vjeçari ishte nisur me makinë nga provinca e Savonës për të mbërritur në Varedo, në Brianza, ku supozohej se do të takonte një grua misterioze tërheqëse të njohur vetëm virtualisht.
Mirëpo, në takim është paraqitur një person tjetër, shumë ndryshe nga fotot me të cilat ajo kishte prezantuar.
Situata precipiton menjëherë pas kësaj: gruas i bashkohet një burrë i cili dyshohet se i është afruar makinës së viktimës, duke thyer xhamin.
Dy kriminelët dyshohet se kanë sulmuar me dhunë 40-vjeçarin, i cili është goditur me disa grushta në fytyrë. Të dy i grabitën portofolin e burrit në të cilin kishte vetëm 100 euro para cash dhe më pas u larguan.
Viktima përfundoi në spitalin Niguarda në Milano me një prognozë shërimi në 20 ditë për shkak të traumës në kokë.
Dyzet vjeçari ka denoncuar gjithçka tek karabinierët që kanë identifikuar gruan. Bëhet fjalë për një 32-vjeçare, e njohur në zonë për rekord droge, e cila tashmë do të duhet të përgjigjet për krimin e grabitjes.
Tashmë vëmendja e hetuesve është përqendruar në identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.


Vendet që i lejojnë punëtorët të flenë gjatë orarit të punës!
Historia e plotë >
Pentagoni rrëzon balonën “spiune” kineze, dalin pamjet e shpërthimit (VIDEO)
Historia e plotë >


Provokon ish-presidenti rus: E gjithë Ukraina do të digjet, nëse SHBA...
Historia e plotë >


Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




