Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“E dashur zonjushë, do t'ju bëjmë..."/ Si u krye ekzekutimi në SHBA i gruas që i çau barkun 29-vjeçares dhe i mori foshnjën

“E dashur zonjushë, do t'ju bëjmë..."/ Si u krye

“E dashur zonjushë Montgomery, ju informojmë se është vendosur dita kur do të zbatohet dënimi juaj..është 13 janari 2021 dhe do t’iu bëjmë një injeksion vdekjeprurës…”.

Kjo ishte letra e dërguar gruas të parë të ekzekutuar në SHBA prej 70 vjetësh në nivel federal, Lisa Montgomery. Edhe pse pati thirrje nga e gjithë bota për t’i kursyer asaj jetën, Gjykata nuk u lëkund. Krimi i Lisës ishte i tmerrshëm: në 2004-ën, mbyti një 29-vjeçare shtatzënë, i hapi barkun e i mori foshnjën, një vajzë që u quajt Victoria e që sot jeton me të atin.

Lisa u arrestua menjëherë, dhe tetorin e 2007-ës, u dënua me vdekje. Një vlerësim i mjekëve psikiatër, që nxirrte në pah problemet mendore kishte shtuar një ditë më parë shpresat e kundërshtarëve të dënimit me vdekje. Por ai në fund, nuk pati asnjë efekt. Ekzekutimi u krye ashtu siç ishte planifikuar.

Nga 50 shtete në SHBA, dënimin me vdekje e kanë në fuqi 29 prej tyre.

Pastaj ekziston dhe niveli federal që përfshin edhe krime si tradhëtia e lartë ndaj kombit dhe atentatet kundër presidentit.

“E dashur zonjushë, do t'ju bëjmë..."/ Si u krye“E dashur zonjushë, do t'ju bëjmë..."/ Si u krye

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore