
E BUJSHME/ Turqia akuzon SHBA-të për sulmin terrorist në Stamboll: Vrasësi gjendet i pari në skenën e krimit
Sulmi terrorist i ndodhur në Stamboll ka bërë që shumë shtete të dërgojnë mesazhe ngushëllimi për Turqinë.
Megjithatë, duket se mesazhi i SHBA-ve nuk është pritur ashtu siç mendohej nga zyrtarët në Ankara. Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar në mënyrë indirekte SHBA-të në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e djeshme në mes të Stambollit ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.
Soylu tha para mediave mbrëmë vonë se nuk i pranonin ngushëllimet e SHBA-ve, ndërsa shtoi: “Ngushëllimet e SHBA-ve janë një situatë e ngjashme me atë kur vrasësi është i pari që gjendet në vendin e krimit. Ne e morëm mesazhi, tani do të shihet edhe përgjigjja jonë”.
Sipas tij, gruaja që vendosi bombën erdhi nga Siria në Stamboll dhe ka dyshime të forta se i përket grupeve terroriste atje, ndërsa nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi emrin e grupit.
Kjo është një akuzë e fortë ndaj SHBA-ve në një kohë kur raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë të ndera. Turqia është në prag të fushatës për zgjedhjet Presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe sulmet terroriste janë duke u konsideruar si një fenomen i përhershëm në muajt para zgjedhjeve turke, gjë për të cilën ekspertët e sigurisë hedhin dyshime të forta se gjithçka ndodh për të rritur tensionin dhe polarizimin në shoqëri duke ndikuar drejtpërdrejt më pas në rezultat.


I "dënuar" nga Zoti! Ky është vendi ku ka 400 vite që nuk ka rënë shi
Historia e plotë >
TRAGJIKE! Përmbytet barka, vdesin 49 fëmijë të mitur
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

