Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa mishi (FOTOT)

Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa

U dënuan së fundmi me burgim të përjetshëm anëtarët e një bande mizore në Afrikën e Jugut që torturoi, përdhunoi dhe dogji trupat e dy të rejave në Afrikën e Jugut në dhjetor 2017.

Anisha dhe Joey van Niekerk u morën peng pranë qytetit Brits në Afrikën e Jugur dhe më pas u përdhunuan brutalisht e u varën me grepa mishi në tavanin e një konteineri, sipas mediave lokale.

Dokumentet e gjyqit tregojnë se këmbët e dy grave fatkeqe ishin të varura në ajër teksa sulmuesit e tyre çnjerëzorë ishin siguruar që litarët me të cilat u varën të ishin të shkurtër që ato të vdisnin ngadalë e në agoni.

Në gjykatë u tha se Anisha kishte dëshmuar vdekjen e Joey, e cila ishte ende e lidhur në grepat e mishit para se të vritej.

Banda më pas i kishte vene zjarrin trupave te tyre dhe shikonte viktimat sesi digjeshin.

Gjykatësi tha se kockat e tyre më pas ishin varrosur, na aktin që ishte motivuar nga “lakmia e ligësisë”.

Sipas hetimeve, organizatori i masakrës Koos Strydom, jetonte prane vajzave ne lidhje homoseksuale, dhe dëshironte të merrte pronësinë e tokës ku ato jetonin.

Megjithse ato e kishin nxjerrë në shitje, ai nuk mund të paguante shumën dhe hartoi planin me gruan e tij për pengmarrjen e tyre për t’i detyruar të nënshkruanin një marrveshje të rreme blerjeje.

Sipas dëshmitarëve, gratë e zhveshura ishin lutur për jetën e tyre para nisjes së torturave.

Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa Dy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepaDy vajzat lesbike torturohen, përdhunohen dhe varën në grepa

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore