Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pas thirrjes “arabë të ndyrë”

Dy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pas

Dy gra muslimane raportohej sot se ishin qëlluar disa herë me thikë pranë kullës Eifel në një sulm të dyshuar si të motivuar nga racizmi.

Policia tha se kishte arrestuar dy gra të bardha që raportohet se kishin thërritur “Arabe të ndyra!” para se të nisnin sulmin ndaj grave me veshje karakteristike muslimane.

Prokurorët thanë se të dyshuarat janë ndaluar për tentativë vrasjeje, në zhvillimin që vjen pas rritjes së tensioneve për vrasjen me prerje koke të një mësuesi në periferi të Parisit, i cili kishte treguar në një klasë të shkollës fillore karikatura të profetit musliman Muhamed.

Viktimat e sulmit të fundit u identifikuan si gra franceze me origjinë nga Algjeria, të emëruara si 49 vjeçarja Kenza, dhe Amel, disa vite më e re. Kenza u godit gjashtë herë me thikë dhe u shtrua në spital me një mushkëri të shpuar.

Ndër burime të hetimeve thonin se Amel kreu kirurgji për plagët në duar.

Vetëm sot policia e Parisit dha deklaratën e sulmit të së dielës mbrëma: “Më 18 tetor policia e kryeqytetit ndërhyri rreth orës 20.00 pas një thirrjeje emergjence për dy gra të sulmuara me thikë në Champs-de-Mars pranë kullës Eifel.”

“Një hetim për tentativë vrasjeje ka nisur.”

Një nga gratë e sulmuara mbante mbulesë të fytyrës, por mediat vendase thanë se nuk ishte e sigurtë nëse kjo ishte për arsye të pandemisë apo për arsye kulturore e fetare.

Dy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pasDy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pasDy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pasDy gra masakrojnë me thikë dy gra myslimane në Paris, pas

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore