Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Donald Trump flet në OKB për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Donald Trump flet në OKB për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ne fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që takimin këtë radhë e pati virtual për shkak të pandemisë, presidenti Donald Trump përmendi dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, një hap i parë që shpresohet t`i celë rrugën në vijim edhe nornmalizimit politik.

“Amerika po përmbush fatin e saj si paqebërëse. Këtë muaj, arritëm një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë; arritëm dhe një kthesë historike me marrëveshje të ngjashme në Lindjen e Mesme pas dekadash të tëra ngecjeje në vendnumëro.

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini të gjitha firmosën një pakt historik paqeje në Shtëpinë e Bardhë, dhe mjaft vende të tjera të rajonit do të pasojnë.

Kjo është gjë shumë e mira për ta dhë një gjë shumë e mirë për botën”, u shpreh Trump.

Më tej, ai foli dhe për COVID-19, të cilin e quajti nj virus kinez, e tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë”. Trump kritikoi dhe  kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme mbi  virusin e tha se ajo kontrollohet nga Kina. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore