Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dominojnë Romën prej dy dekadash, klani i “romëve” shpallet organizatë mafioze

Dominojnë Romën prej dy dekadash, klani i “romëve”

Prej më shumë se dy dekadave, asnjë aktivitet kriminal në kryeqytetin Italian, Romën, nuk ndodh pa dijeninë dhe konsensusin e një prej bandave më të njohura dhe të fuqishme të saj.

Behët fjalë për klanin e Casamonica, fisi me origjinë rome që nga rajoni i Abrucos  ku merrej me tregtinë e kuajve dhe aktivitete të vogla të paligjshme u transferuan në Romë rreth viteve ’50 të shekullit të kaluar.

Të fuqizuar në vitet ‘70 falë bashkëpunimit mb Bandën e njohur të “Maglianës”, që i përdorte për punët e rëndomta por që i mundësoi kontakte me politikanë dhe sipërmarrës, klani Casamonica filloi të merrej fillimisht me huadhënie, dhe më pas me gjobëvënie ndaj aktiviteteve tregtare dhe trafikun e lëndëve narkotike. Sot Casamonica kontrollojnë aktivitetet e pjesës jug-lindore të kryeqytetit italian, por interesat e tyre shtrihen edhe në vende të ndryshme europiane, falë bashkëpunimit me fiset e tjera rome si ai Spada, por duke u mbështetur edhe te kriminaliteti boshnjak dhe shqiptar.

Por sot një verdikt i rëndësishëm ka ardhur nga Gjykata e Romës, që ka dënuar me 400 vjet në total 14 anëtarë të bandës, duke i cilësuar si pjesë e një organizate mafioze, cilësim ky që pothuajse në mënyrë të pabesueshme, ende nuk ishte shprehur zyrtarisht për klanin.  

Një goditje e rëndë për Casamonica, pas vdekjes në 2015 të bosit Vittorio Casamonica, i cili mbante në duart e tij fatet e familjes. Një pjesë e vilave luksoze dhe të arredimit ku sendet e lara në flori nuk numëroheshin dot, tashmë janë të prishura dhe të në sekuestro, dhe cilësimi si mafiozë do të vijojë në shpërbërjen e pasurisë së tyre. /A2

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore