
Do vrisin 5 të rëndësishëm, mes tyre dhe Vuçiç e fëmijët/ 17 persona arrestohen në Serbi
Një operacion i madh policor është kryer në Serbi ku janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.
Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasjeve në Beograd, si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera.
Të arrestuarit sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiç. Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.
Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksander Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve. Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.


I "dënuar" nga Zoti! Ky është vendi ku ka 400 vite që nuk ka rënë shi
Historia e plotë >
TRAGJIKE! Përmbytet barka, vdesin 49 fëmijë të mitur
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

